Politika, me sytë nga shtatori

Raporti i PD për zgjedhjet, Krasniqi: Analizë teknike, konsideroi votat e aleatëve si të vetat

Raporti i zgjedhjeve të 25 prillit i miratuar sot në kryesinë e Partisë Demokratike ishte e përqëndruar te teknikalitetet dhe konsideroi votat e aleatëve si të vetat. Kështu e sheh analisti  Afrim Krasniqi analizën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit të diskutuar sot në kryesinë e PD, ku pati edhe kundërshtime për këtë raport.

“Do të duhej të shikoheshin si platforma, kandidatët, oferta që ka pasur, mënyra si funksionoi fushata dhe në fund analiza teknike. Analiza u përqëndrua te analiza teknike zgjedhore, ndërkohë që konsideroi votat e aleatëve si të vetat. Kanë marrë në krahasim analizën e zgjedhjeve të kaluara ku PD ka qenë vetëm, kurse këtë herë kanë edhe aleatët. Nuk mund të konsiderohen votat e të gjithëve si votat e mia dhe që humbja nuk është imja, po e të tjerëve. Nuk përmenden emrat e aletatëve se i mungon kurajo. Si mund të thuash kemi sukses në Dibër ku numri i votave ishte shumë i ulët. Dhe nuk është analizë për parti dhe këto propozime nuk janë për PD, po për të kaluar radhën. Analiza që kanë bërë është e Vlorës dhe profesionale”. (për më shumë)

Erlis Çela: Analiza e PD, gjysmake dhe jo në kohën e duhur

Për pedagogun e komunikimit Erlis Çela, analiza e zgjedhjeve të 25 prillit e Partisë Demokratike ishte gjysmake dhe jo në momentin e duhur. Në studion e Absolut 4 ai tha se kjo nuk ka ndonjë vlerë, pasi duhej bërë më parë se PD të hynte në zgjedhjet e brendshme në parti.

“Kjo analizë e humb vlerën më parë duhej bërë analiza, pastaj të hyhej në procese zgjedhore dhe secili të merrte përgjegjësinë e të hynte në garë. Mirë që u bë por u bë kur nuk duhej dhe u bë gjysmak”.

Sipas tij raporti ishte përqëndruar në analiza shifrash dhe nuk ishin përfshirë diskutimet mbi faktorët e brendshëm dhe çfarë nuk funksionoi që çoi në humbje. (për më shumë)

Analiza e zgjedhjeve në PD, Aristir Lumezi: Përpjekje për të justifikuar humbjen. Asnjë surprizë

Në këndvështrimin e gazetarit Aristir Lumezi mbledhja e kryesisë e PD-së ishte një përpjekje për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e “Absolut 4” ai tha se nuk ka ansjë suprizë por vetëm një rikonfirmim i Bashës dhe ekipit të tij.

“Edhe mbledhja e kryesisë është një turravrap i asaj që ka ndodhur pas zgjedhjeve të 25 prillit ku PD humbi zgjedhjet dhe përpjekja ishte për të justifikuar këtë rezultat humbës. Ishte po Basha ai që zhvilloi një tur justifikues pas zgjedhjeve me togfjalësh për masakrën elektorale, por pa u ulur me strukturat për të kuptuar edhe ai vetë se çfarë ka ndodhur në zgjedhje për të mos përsëritur gabimet. Është një inerci e asaj që ka ndodhur në zgjedhje që do të kulmojë me kongresin që do konfirmojë Bashën dhe ekipin e tij dhe asnjë surprizë”. (për më shumë)

“Opozita, e paaftë për të vendosur standarde” Rezarta Çaushaj: Raporti sipërfaqësor, nuk i shërben PD-së

“Opozita ka qenë dhe është e  paaftë për të vendosur standarde dhe për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe të riformatohej. Këtë mendim ndau në studion e Absolut 4 gazetarja Rezarta Çaushaj, duke komentuar analizën e zgjedhjeve të 25 prillit të Partisë Demokratike. Sipas saj raporti për analizën e zgjedhjeve i PD-së është sipërfaqësor dhe i dizenjuar për të përligjur humbjen dhe nuk i shërben PD-së.

 “Nuk ishte asnjë surprizë, ishin teza të artikuluara në publik, pjesërisht ne zgjedhje e pas tyre, analizë statistikore te numrave që nuk prodhuan një reflektim. Opozita ka qenë dhe është e  paaftë për të vendosur standarde, për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të kishte një proces riformatimi ku kryetari që ka humbur jep dorëheqjen dhe raporti në fjalë është sipërfaqësor dhe i dizenjuar për të përligjur humbjen më tepër se për të prodhuar një refleksion apo për t ‘i shërbyer PD-së”. (për më shumë)

Kritikat ndaj Palokës dhe Spahos në PD, Çela: Të pritshme, por duhej analizë më e thelluar për Tiranën

Kritikat kryesore në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit  brenda Partisë Demokratike duket sikur u fokusuan te dy nënkryetarët Spaho dhe Paloka, që diskutuan në fakt rezultatet e raportit.

Sipas analistit Erlis Cela, kritikat ishin të pritshme. “Pritshmëria për Durrësin ishte shumë e lartë, me koston që mund t’i kushtonte qeverisë periudha pas tërmetit, kështu që dikush duhet të mbante përgjegjësi. Në Korçë duhet bërë një rinfreskim dhe Basha e kishte paralajmëruar këtë”.

Por ai veçon rastin e Tiranës. “Për Tiranën mendoja se do të kishte një analizë më të detajuar për secilin drejtues dhe për secilën zonë”, thotë ai në Absolut 4.  (për më shumë)

“Dilemat” e Kushtetueses për Komisionin e Venecias, mendimet pro dhe kundër të analistëve në “Absolut 4”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me mandatin e kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të dy viteve më parë, është diskutuar në studion e “Absolut 4” me analistët e gazetarët Afrim Krasniqi, Aristir Lumezi, Erlis Çela dhe Rezarta Çaushaj.

Lumezi, Çela dhe Çaushaj ndanë të njëjtin mendim kur thanë se kërkesa për Komisionin e Venecias tregon një lloj presioni në të cilin ndodhet Gjykata Kushtetuese.

“E shoh Gjykatën kushtetuese në një lloj presioni se janë çështje që duhet t’i zgjidhë vetë. Venecia nuk di situatën politike, si janë zhvilluar gjërat, ndërkohë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese lexojnë kushtetutën në frymë e gërmë. Më duket si dalje apo justifikim ndaj presionit që gjykata ka mbi këtë çështje. Nëse zgjedhjet duhet të zhvillohen çdo 4 vjet, apo duhet të bëheshin zgjedhje moniste pala tjetër u vetëpërjashtua. Nuk i pengoi askush partitë të futeshin në zgjedhje. Unë si zgjedhës u dënova duke mos patur alternativë”, thotë Lumezi. (për më shumë)

Reformë apo konsolidim i kryetarit Basha? Lumezi: Ndoshta ai nuk di ta bëj ketë profesion

Sipas Rezearta Çaushajt, të Exit.al, “propozimet e reja të Bashës thjesht krijojnë hapësira që ai të shtrëngojë radhët në institucionet partiake me mbështetës të tij. Fushata u dominua tërësisht nga figura e Bashës, ndërkohë që në raport situata ishe copëzuar, dhe vetëm figura e kryetarit nuk dilte”.

Për gazetaren e ftuar në Absolut 4, “është shumë e vështirë të flasësh për demokraci partie që kur kjo parti është vetëm satelit i kryetarit të partisë Në momentin që i gjithë debati nuk përqendrohet në parime politike, detajet teknike nuk kanë asnjë lloje valence dhe nuk pres asnjë ndryshim”.

Sipas tij, “defekti i politikanëve tonë është se kanë marrë disa përgjegjësi që nuk dinë t’i bëjnë. Ndoshta është edhe rasti i zotit Basha, që pas humbjeve të njëpasnjëshme po tregon që ndoshta e ka të vështirë ta bëj këtë profesion, duke çuar PD-në në rrugën e fitores në zgjedhjet e radhës”. (për më shumë)