Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Presidenti i Afrikës së Jugut: Dhuna në vend është planifikuar

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 21:58 | Bota
Presidenti i Afrikës së Jugut: Dhuna në vend është

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka thënë se dhuna që ka përfshirë  vendin ka qenë e planifikuar më herët, duke e përshkruar atë si sulm ndaj demokracisë.

Trazirat në këtë vend kanë nisur pas burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma, ndërkohë  që numri i të viktimave është rritur në 212, nga 100 që ishin një ditë më parë.

Zyrtarët policorë kanë nisur të mbrojnë furnizimet me ushqim, pas disa ditëve të plaçkitjeve të dyqaneve, gjë që ka rezultuar në mungesa.

Vlerësohet se rreth 1 miliard dollarë ushqime janë vjedhur në KwaZulu-Natal, në të paktën 800 dyqane, ka thënë kryetari i kësaj province.

“Është e qartë se të gjitha këto incidente gjatë trazirave dhe plaçkitjet janë hetuar – ka pasur njerëz që kanë planifikuar dhe koordinuar atë”, ka thënë Ramaphosa gjatë një vizite në KwaZulu-Natal, njëherësh epiqendër të dhunës.

Para mbështetësve të tij presidenti ka thënë se trazirat kanë qenë tentivë për të dëmtuar demokracinë e Afrikës së Jugut, ndërsa ka shtuar se organizatorët janë identifikuar, por pa dhënë më shumë detaje.

Në KwaZulu-Natal, shumë persona kanë pritur në radhë për ushqim, për të siguruar pak produkte të domosdoshme.

Dhuna e kësaj javë në këtë provincë, ka lënë rrugët e dëmtuara apo të bllokuara nga protestuesit, dhe Qeveria dëshiron të sigurohet që furnizimet me ushqim nuk do të pengohen”, ka thënë Khumbudzo Ntshavheni, ministre në detyrë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani