Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Revolucion në Formula 1, njëvendëshe të reja prej vitit 2022, premtohet spektakël

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 12:48 | Sporte të tjera
Revolucion në Formula 1, njëvendëshe të reja prej vitit

Formula 1 do të ketë revolucion në Botërorin e ardhshëm. Prej vitit 2022 në pistë do të shfaqet një model i ri i njëvendësheve, që vjen me risi jo vetëm në dizajn por edhe në aerodinamikë.

Duke nisur nga pesha, makinat e reja do të kenë goma dukshëm më të mëdha dhe tjetër strukturë mbajtëse. Pjesa e përparme e makinës do të zvogëlohet duke ulur njëkohësisht efektshmërinë e sistemit DRS.

Ndryshimet do sjellin gara shumë më kompetitive dhe më spektakolare për shikuesit tregon Ross Brown një prej drejtuesve të Formula 1. Njëvendëshet e reja u prezantuan këtë fundjavë në Silverstone, atje ku është dhe stacioni  i radhës i kalendarit të këtij sezoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani