Rivalët në kupat e Europës nga Baseli i shqiptarëve te ekipi i Adrian Mutu

Derbi shqiptarësh, skuadra me histori të jashtëzakonshme dhe një rival i rikthyer në elitë me një emër të famshëm në stol. Kundërshtarët e skuadrave shqiptare në Conference League kanë edhe emra të mëdhenj.

Nga Baseli, ku militojnë pesë futbollistë shqiptarë. Mes tyre janë kuqeziu Taulant Xhaka, ylli i Kosovës Edon Zhegrova apo edhe Pajtim Kasami, që ka përfaqësuar Zvicrën. Një skuadër që kushton afro 44 milionë euro dhe synon të rikthehet në fronin e futbollit helvet.

Universitatea Craiova, rivali i Laçit, është një skuadër e cila falimentoi dhe rinisi funksionimin në vitin 2017. Në stolin e ekipit është Adrian Mutu, ish-futbollisti i famshëm i Interit, Chelsea dhe Juventusit.

I cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj rumunë, karriera e tij u ndikua nga dënimet për përdorim të substancave narkotike. Prej tre vjetësh ka nisur karrierën si trajner dhe është në sezonin e parë me ekipin nga Kraiova.

Vllaznia përballet me skuadrën më të famshme qipriote. AEL Limassol, fituese e 17 trofeve në ishull, mes të cilave 6 tituj kampionë. AEL-ika në kontingjent 7 futbollistë të ekipeve përfaqësuese dhe vlera në tre përllogaritet në afro 12 milionë euro.

Feyenoord, rivali i Dritës, nuk ka shumë nevojë për prezantim. Një prej skuadrave më të mëdha të futbollit holandez, që ka fituar 15 herë titullin kampion, teksa ka triumfuar edhe në arenën ndërkombëtare, me një Kupë Europiane, dy Kupa UEFA dhe një Kupë Interkontinentale.

Me vlerë tregu afro 106 milionë euro, përballë Feyenoordit, Drita duhet të kënaqet vetëm me emocionet e një dueli kaq të madh.