Shtyhet sërish gjyqi ndaj Llallës, gjobitet avokati i tij

llalla a2 cnn 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 29 korrik seancën ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe kërkesa e Llallës për mosvijimin e gjyqit pa mbrojtës. Për shkak të mungesës së pajustifikuar, gjykata gjobiti me 20 mijë lekë avokatin.

Llalla u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.

Gjithashtu, Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.