Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Simba” shfaqet madhështor në majë të kodrës

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 13:22 | Lifestyle

Të realizosh një fotografi të bukur të një luani, shoqërohet shpeshherë edhe me një rrezik të madh.

Megjithatë, fotografi Simon Needham, ka guxuar dhe ka sjellë për të gjithë një shkrepje perfekte që duket sikur është shkëputur nga një film Hollywood-i.

Ai ka mundur që të fiksojë në syrin e kameras momentin madhështor kur një luan mashkull qëndron me krenari në majë të një kodre mbushur me eshtra kufomash, ndërsa shikimin e ka drejt qiellit.

Ajo që e ka bërë edhe më të bukur këtë shkrepje është fakti që pas luanit ka nisur tashmë perëndimi i diellit, ndërsa fotografinë e kanë krahasuar me momente nga filmi vizatimor Simba.

A2 CNN Livestream

Dita jonë