SPAK dërgon për gjykim në GJKKO 24 të pandehur për vepra të rënda penale

SPAK RAPORTI 2020 frame 412 1100x620

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim në GJKKO 24 të pandehur, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale, si “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Bëhet fjalë për grupin që trafikonte emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë apo Anglisë, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash.

NJOFTIM i SPAK

Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.174/1 viti 2019 ndaj të pandehurve (24 të pandehur):

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj të akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 parag. 3, 28/4, 333/a e 334/1 të Kodit Penal – në rastet e kapjes së shtetasve shqiptarë, përkatësisht : në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019; në Montreal (Kanada) më 29.11.2019; më datë 06.12.2019 në Mbretëri të Bashkuar; më 08.11.2019 në aeroportin “Stansted” Londër (Mbretëri e Bashkuar); më 05.12.2019 në Aeroportin “Ciampino” Romë (IT); në Spanjë më datë 30.12.2019 ; më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali); më 30 Dhjetor 2019 në Berlin (Gjermani); më datë 15 Janar 2020 në Itali; në Spanjë më datë 23.01.2020; më datë 22.01.2020 në Mbretërinë e Gjibraltarit; më 26.01.2020 në Malpensa (Itali); në Xhenova/Itali më 28.01.2020; në Aeroportin e “Barcelonës” (Spanjë) më datë 10.02.2020; më 28.02.2020 në Pikën e Kontrollit Kufitar “Hani i Elezit” (Kosovë); më 01.03.2020 në aeroportin e Bilbaos (Spanjë); – në tentativat për të udhëtuar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve duke përdorur dokumenta të fallsifikuara nën emra shtetasish jo shqiptarë;

Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Altin Memaj, akuzuar për vepër penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 të Kodit Penal.

Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, për dokumenta të gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit.

• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Admir Spahia, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Breza, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma’’dh’’ të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar.