Sulmohet policia në Teksas, vritet 1 oficer, 4 të tjerë plagosen

Një agjent policie humbi jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një përleshje të armatosur që ndodhi në Teksas.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje pas të dhënave për një person të armatosur në qytetin teksan të Levelland, por hasën në sulmin paralajmërim të agresorit që ishte fshehur në banesën e tij.

Një prej policëve humbi jetën, si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Në vendngjarje, kanë shkuar dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë SWAT dhe prej disa orësh dëgjohen të shtëna sporadike.