“Të lejohen dasmat”, pronarët e restoranteve në Kamëz protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Pronarët e restoranteve të Kamzës kanë protestuara përpara Ministrisë së Shëndetësisë në kryeqytet. Kërkojnë lejimin e ceremonive martesore brenda një protokolli më të lehtësuar masash.

Thonë mes bizneseve po bëhen selektime, duke lejuar grumbullime masive në disa qytete, e në disa të tjera ligji zbatohet rreptësisht.

Ndonëse ka një lejim për pjesëmarrjen e jo më tepër se 50 vetash në një festë dhe muzika mund të luhet deri në orën 22:00, pronarët thonë se as ky vendim nuk respektohet.

Dëmi ekonomik për ta është i madh. Po paguajnë taksa të rregullta, ndërkohë që kanë hequr nga puna edhe pjesën më të madhe të stafit.

Pas dorëzimit të peticionit, pronarëve të restorantëve iu premtua nga Ministria e Shëndetësisë shqyrtimi i kërkesës së tyre, por pa dhënë detaje se nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do të lehtësojë dhe më tepër masat e pandemisë.