Trajneri i ri i Kukësit, prezantohet Diego Longo: Rikthehemi skuadër pretendente

Rikthim mes skuadrave pretendente të kampionatit shqiptar. Me këtë mision, u prezantua trajneri i ri i Kukësit Diego Longo, italiani të cilit i është besuar skuadra verilindore.

Ish-ndihmësi i trajnerit të mirënjohur Mircea Lucesku kërkon të marrë maksimumin grupi i futbollistëve por edhe të tjerëve që do ti bashkohen ekipit gjatë merkatos, ndërsa Kukësi do të jetë skuadra e parë që Longo drejton si trajner i parë.

“Prej momentit që vendosa të vij, e kam studiuar kampionatin shqiptar. Kukësi pati diferenca me rivalët sezonin që shkoi. Sa i përket këtij viti nuk mund të them që tani që do jemi ne kampionët në fund por mund t’ju siguroj se do të ndryshoj mentalitetin e kësaj skuadre dhe do të nxjerr më të mirën prej saj”, deklaroi ai.

Trajneri Longo u prezantua nga një tjetër hyrje e re n klubin e Kukësit. Pero Pejic, drejtori i ri sportive, ka pritshmëri edhe më të larta por tregon gjithashtu se Kukësi është në kërkim të një bomberi sikurse vetë ai në të kalurën.

Zgjodhëm Diegon sepse ka një karrierë mjaft të mirë në klube me emër por edhe në përfaqësuesen rumune. Kukësi është gjithmonë skuadër që rivalizon për titullin kampion. Për momentin po kërkojmë një sulmues që të na garantojë të paktën 15 deri në 20 gola. Vetëm në këtë mënyrë nuk do të vuajmë për të qenë mes kryesuesve”, deklaroi kroati.

Pas trajnerit Diego Longo, Kukësi prezantoi edhe afrimin më tëri, Shqipërim Taipi, ish mesfushorin e Skënderbeut që do të gjejë te verilindorët edhe vëllain e tij, Gjelbrim Taipi.