Urë 3D?! Amsterdami e bën realitet

Në një kanal në Amsterdam është vendosur një urë 3D prej çeliku, e cila është e para në llojin e saj në të gjithë botën.

Ura e realizuar nëpërmjet teknologjisë 3D është instaluar mbi kanalin Oudezijds Achterburgwal dhe ka shërbyer si një urë normale kalimi.

Ajo është e mbushur me sensorë, gjë që bën të mundur monitorimin e saj në kohë reale nga inxhinierët.

Për të realizuar urën, janë dashur 6 muaj punë intensive, ndërsa rezultati estetik është pëlqyer shumë.