Vijon shtimi i rasteve me koronavirus në vend, por sërish asnjë viktimë

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Ka vijuar të rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja 3621 testime, përkundër 13 rasteve të një dite më parë. Por prej ditësh vijon të mos ketë asnjë viktimë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa  po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (16 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      18

Të shëruar në 24 orë     6

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3621

Testime totale             851,111

Raste pozitive             132,647

Raste të shëruara        130,067

Raste Aktive                     124

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              51

Shkodër            13

Fier                  11

Vlorë                11

Elbasan            11

Durrës              10

Lezhë                7

Korçë                6

Kukës                2

Gjirokastër        2