WhatsApp do të lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe edhe nëse s’e kanë telefonin

WhatsApp do te lejoje perdoruesit te dergojne mesazhe edhe nese se kane telefonin 1100x620

WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.

Deri tani, kompania ka mundësuar lidhjen me pajisje të tjera vetëm nëpërmjet telefonit.

Nëse më përpara celulari nuk duhej të fikej, tashmë aplikacioni do të funksionojë në desktop dhe internet edhe nëse celulari juaj është fikur.

Kjo risi bën të mundur përdorimin e WhatsApp deri në katër pajisje, si PC dhe tablet. Fillimisht, risia do të testohet në një grup të vogël përdoruesish për t‘u bërë më pas masive.