Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarr në ambientet e KQZ-së, “materiale të vjetra, nuk kanë të bëjnë me 25 prillin”

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 22:13 | Aktualitet
Zjarr në ambientet e KQZ-së, “materiale të vjetra, nuk

Disa ambiente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Vaqarr janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme, për arsyeje ende për t’ u përcaktuar. Vetë institucioni sqaron se nga ngjarja janë djegur “ materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit”.

Të gjitha materialet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit ruheshin në një ambient tjetër, të ndryshëm nga ai ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar autoritetet përkatëse, që po punojnë për të gjetur shkaqet e këtij incidenti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë