Automjeti godet motorin, një i lënduar në Novoselë

novosele 1100x620

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Novoselë, teksa një person i lënduar është dërguar në spital.

Sipas dëshmive, një automjet ka goditur një motoçikletë pikërisht në nënkalimin e Novoselës.

Forcat e rendit lokale janë në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e ngjarjes.