Berisha pas kuvendit të PD: Jo dëshpërim, mezi po pres shtatorin

sink Berisha frame 1430 1100x620

Pas Kuvendit Kombetar të demokratëve, ish-kryeministri dhe lideri i PD, Sali Berisha i ka dhënë kurajë demokratëve duke kujtuar se janë një armatë.

“Jemi një armatë e fuqishme, mjafton të vendosim të përballemi me të gjitha mjetet e ligjshme kundër regjimit më të urryer pas Enver Hoxhës, që ka parë Ballkani dhe Europa”, deklaroi lideri historik i PD-së, duke shtuar se mezi pret shtatorin në Kuvend.

Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve për akuzat e sekretarit të Shtetit amerikan Blinken. Berisha ka lënë të nënkuptohet se largohet nga skena politike nëse i nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme për akzuat që kanë lëshuar. “Jo Blinken por cilido zyrtar i këtij planeti të paraqesë prova, Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta dhe të drejta, por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë edhe një te dhënë të vetme”, deklaroi ai përpara mediave.