Filmuan përplasjen me gjyqtarin në Vlorë, Gjykata jep masa arresti për tre vëllezërit Myslimi

Arrest në burg Fatosh Myslimit, ndërsa arrest në shtëpi për Elmaz Myslimi dhe Myslim Myslimi.  Ky ishte vendimi i Gjykatës së Vlorës, që  ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit që u konfrontuan fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho.

Ata u arrestuan dy ditë më parë pasi video e tyre me konfrontimin me  gjyqtarin doli në të gjitha mediat. Ndërsa sot është dhënë masa ndërsa jashtë gjykatës reagimet e familjareve kanë qenë të ashpra duke e cilësuar vendimin të padrejtë.

Tre vëllezërit kishin xhiruar videon për të dëshmuar vendimin sipas tyre të padrejtë mbi një çështje që përfshinte një pronë të tyre, e cila nga shtëpi banimi është bërë pallat.