Fundjava premton shi, por sot në Morinë kanë hyrë më shumë se 10 mijë persona

Morine dyndje 1100x620

Mijëra automjete e qytetarë Kosovës  kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në piken kufitare të Morinit.

Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë edhe e kushteve  dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime.

Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufirit edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe  fluksin e lartë.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit me shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.

Fluks të lartë mjetesh dhe qytetaresh ka patur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinit është numri i lartë i qytetarëve serb të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave, gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut.