Kuvendi Kombëtar i PD, platformë për reformë zgjedhore, kushtetuese dhe territoriale

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi masakrën zgjedhore si përgjegjëse që demokratet nuk erdhën dot në pushtet as më 25 prill. Në fjalën e tij 60 minutëshe, Basha bëri me dije se misioni i tyre do të jetë platforme qytetare që do të paraqitet në Parlament e që do të ketë si synim reformën zgjedhore, kushtetuese dhe territoriale. Gjatë fjalës së tij, Basha pati mesazhe për socialistet, por dhe për kritikët demokratë që i ndan në dy kategori, ata që mbështetën PD dhe ata që punuan për Ramën.

Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar Basha propozoi edhe një platformë Qytetare për Demokracinë, ku sipas tij duhet të bashkëpunojnë të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim.  

“Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend”, deklaroi ndër të tjerat lideri demokrat.  

Pas fjalimit të liderit demokrat, Kuvendi miratoi propozimet për ndryshime statutore të Lulzim Bashës.

Basha theksoi edhe njëherë se 25 prilli ishte një “masakër elektorale”, për të cilën sipas tij “Rama-Doshi kanë punuar ethshëm për interesat e tyre kundër interesave te njerëzve të  thjeshtë ”, ndërkohë që sipas tij opozita nuk hoqi dorë nga “nga vlerat dhe mjetet e ndershme për politikë”.