Leskaj merr përgjegjësinë e mos arritjes së objektivit të PD në Vlorë, rendit arsyet e humbjes

17 KORRIK KUVENDI KOMBETAR P2 frame 201496 1100x620

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka marrë përgjegjësinë e mosarritjes së objektivave të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit për këtë qark. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar Demokrat ai rendit të gjithë faktorët që ndikuan në rezultatin zhgënjyes të PD-së. Sipas tij ndikimi i pushtetit, angazhimi i zbehtë i aleatëve, ndalimi i emigrantëve dhe pjesëmarrja e ulët në votim nuk lejuan arritjen e objektivit të PD-së.

“Zgjedhjet janë vjedhur haptazi nga pushteti. Në Vlorë ne siguruam 4 mandate deputetësh. Duke u rritur me një mandat, por nuk morëm 5 mandate. Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej. Vetëm përgjysmimi i elektoratit të LSI, bëri që PS të fitonte mandatin e 8-ë. Ndërkohë që PD pavarësisht rritjes së ndjeshme, s’e mori dot mandatin e 5. Nëse do të merrnim 3.200 vota më shumë, do të merrnim 5 mandate, e LSI 1.200 vota, siguronte një tjetër mandat, kështu rezultati bëhej 6 me 6”.

Pjesë nga fjala e Bujar Leskajt

Zgjedhjet janë vjedhur haptazi nga pushteti. Në Vlorë ne siguruam 4 mandate deputetësh. Duke u rritur me një mandat, por nuk morëm 5 mandate.

Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Njëherazi, në fillim të kësaj analize më lini të falënderoj qytetarët e Qarkut Vlorë, që na mbështetën. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej. Vetëm përgjysmimi i elektoratit të LSI, bëri që PS të fitonte mandatin e 8-ë. Ndërkohë që PD pavarësisht rritjes së ndjeshme, s’e mori dot mandatin e 5. Nëse do të merrnim 3.200 vota më shumë, do të merrnim 5 mandate, e LSI 1.200 vota, siguronte një tjetër mandat, kështu rezultati bëhej 6 me 6. Me përjashtim të Selenicës që rritja e votave ishte më e ulëta, Vlora bashki dhe Saranda patën rritje. Qarku Vlorë, pati pjesëmarrje shumë të ulët, çka do të analizohet më tej. PD hyri në fushatë në pozita të pafavorshme. Drejtuesi politik erdhi në mes të muajit nëntor. Afrimi i intelektualeve të të gjitha fushave dhe shtresave kishte risi të madhe.

Denoncimi etnikisht të aferave të qeverisë në Vlorë, dhënia e portit me PPP, duke ngritur frymë pozitive te elektorati i Vlorës. Fushata elektorale e kundërshtarit tonë politik, kishte manipulimin, shantazhin. Disa investime në infrastrukturë, përdorimi i pandemisë, përdorimi i shantazhimit për të marrë votën. Punësimet që vërtetohet se kanë qenë të rreme, sot kanë përfunduar largimet nga puna të të gjithë të punësuarve elektoralë. Degët e PD, Selenicë, Himarë, nuk kthyen në favor frymën për ndryshim. Kjo duhet menaxhuar më mirë. Konstatoj se: Mospjesëmarrja në votim pati efektin negative më të madh. Arsyeja kryesore ishin mbyllja e kufijve me Greqinë. Numri i qytetarëve të larguar në emigracion. PD ka ruajtur elektoratin tradicional dhe ka rikuperuar vota të djathta. Nëse formula e shpërndarjes së mandateve nuk do të ishte ndryshuar do e kishim të sigurt një mandate më shumë. Pavarësisht fitore-vjedhjes së saj, PS ka rrjedhje nga elektorati i saj. PS ka 6 mijë vota më pak se 2017.

Ata kanë blerë vota të shumta, masive. PS ka rënë me mbi 6 mijë vota, po aq dhe LSI ndërsa PD ka rritje me 9 mijë vota. Investimet e qeverisë në Qarkun e Vlorës, që janë të BE-së, e jo të qeverisë, ata nuk u metarlialuzan në vota, rënia e elektoratit të PD e dëshmon këtë. Pjesëmarrja dhe imponimi me dhunë në shumë raste, solli rritje të PS, u denoncua nga PD, por deri këtu.

Shpallja e listës së PD, krijoi divergjenca. Kandidatët nga Tirana, patën efekt negativ në struktura. Angazhimi i forumeve që u ngritën, kishin efekt të madh, duke e bërë rolin e tyre vendimtar. Efekti kryesor i bordeve ishte sjellja e votuesve të rinj, për të mbështetur PD”.