Lionel Messi “sulmohet” nga qindra tifozë gjatë pushimeve në Miami

mesi 1100x620

Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi u rrethua dhe u pengua nga qindra tifozë jashtë një restoranti italian në Florida, ndërsa argjentinasi po kalon pushimet para se të kthehet në Barcelonë.

34-vjeçari aktualisht është në një pushim tre-javor pasi udhëhoqi Argjentinën në trofeun e tyre të parë të madh ndërkombëtar në 28 vjet. Skuadra e drejtuar nga Messi mundi Brazilin 1-0 në finalen e Copa America të dielën e kaluar në Maracana, Rio de Janeiro.

Ndërsa ishte në Miami për pushime, Messi vendosi të vizitojë një restorant të quajtur Cafe Ragazzi të enjten në mbrëmje dhe aty u mësua se argjentinasi ishte brenda.

Kur erdhi koha të largohej, ai u përshëndet nga qindra tifozë të etur për ta përshëndetur atë dhe Messi u përpoq të kalonte nëpër turmë, madje edhe me ndihmën e një truproje.

Restoranti është në pronësi të këngëtarit argjentinas-venezuelian Ricardo Montaner, i cili shkroi në Twitter për kënaqësinë e tij që kishte legjendën e Barcelonës për darkë në restorantin e tij.

“Faleminderit i dashur Leo që na le të të nderojmë dhe gjithashtu të falënderoj për gëzimet që jep gjithë kohës. Messi ishte për darkë në restorantin tonë”, shkroi Mantaner në Twitter.