Mbytet në Liqenin e Farkës një 45-vjeçar, polumbarët në kërkim të trupit

farka naten 1100x620

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Farkës. Policia njofton se nisur nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi me iniciale B. H..

Mësohet se janë njoftuar polumbarët për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.