Përmbytjet në Europë, më shumë se 150 të vdekur, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Permbytje 1100x620

Numri i të viktimave nga moti i keq që goditi Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Zvicrën po përkeqësohet.

Vendi më i gjunjëzuar është Gjermania, ku numri i atyre që humben jetën për shkak të përmbytjeve është rritur në 133. Në total, vdekjet në Evropë janë më shumë se 150.

Policia gjermane tha se “sipas informacionit të fundit të disponueshëm 90 persona kanë humbur jetën” në rajonin Rhineland-Palatinate, një nga më të prekurit. Këtyre u shtohen edhe 43 viktima në Nordrhein-Westfalen.

Në Belgjikë ndërkohë, Ministri i Brendshëm njoftoi se numri i fatkeqësive u rrit në 27 (shumica e tyre në Liege) dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.