Presidenti Biden sulmon rrjetet sociale: Po keqinformojnë për vaksinimin

biden 1100x620

Mesa duket asnjë president i SHBA nuk i preferon rrjetet sociale. Këtë e vërteton edhe debati i ashpër i krijuar mes Facebook dhe Kreut të Shtëpisë së Bardhe, Joe Biden pas deklaratës së këtij të fundit se rrjetet sociale po vrasin njerëz me keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit.

“Ne nuk do të na shpërqendrojnë akuzat e pabaza”, ishte përgjigjja e menjëhershme e rrjetit social përmes zëdhënësit Dani Lever.

“Fakt është, vijoi ai, se më shumë se 2 miliard njerëz janë informuar mbi Covid-19 dhe vaksinat në Facebook – më shumë se kudo tjetër në internet. Mbi 3.3 milionë amerikanë kanë përdorur gjithashtu mjetin tonë të kërkimit të vaksinave për të gjetur se ku dhe si të marrin një vaksinë. Faktet tregojnë se Facebook po ndihmon për të shpëtuar jetë. Pikë”.

Por më ashpër u përgjigjën në një artikull të “Financial Times” ku shtuan se akuzat e Shtëpisë së Bardhë vijnë, pasi nuk arritët të realizonin planin për imunizimin e popullatës dhe për këtë nuk dine ke të fajësojnë.

Në fakt, rrjeti social është angazhuar prej kohesh në parandalimin e keqinformimit, por nuk e ka të mundur të heshtë çdo njeri.

Disi më i butë ishte reagimi i Tëiter në lidhje me këtë akuzë.

“Pandemia vijon dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për të nxjerrë informacione autoritare mbi çështjet shëndetësore”, thekson ai.