Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama mbi bypass-in e Vlorës: Lehtëson qarkullimin, por zbulon edhe destinacione të reja

Nga A2 CNN
17 Korrik 2021, 09:39 | Aktualitet
Rama mbi bypass-in e Vlorës: Lehtëson qarkullimin, por zbulon edhe

Kryeministri Rama ka komentuar sërish hapjen e bypass-it të Vlorës, që është hapur dje për të gjithë kalimtarët, me përjashtim për momentin të mjeteve me tonazh të rëndë.

Duke postuar disa pamje nga vepra që cilësoi dje si “spektakolarja e infrastrukturës sonë kombëtare”, kryeministri nënvizoi si aksi tashmë  i hapur do të lehtësojë qarkullimin gjatë pikut të sezonit por do të mundësojë  gjithashtu destinacione të reja për t’u zbuluar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/837134790555981/

Bypass-i i Vlorës është me një gjatësi 30 kilometra. Nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit, ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

https://a2news.com/2021/07/16/hapet-by-pass-i-i-vlores-rama-lehtesi-ne-udhetim-balluku-pershkohet-per-20-minuta-monitorim-me-radare/

A2 CNN Livestream

Dita jonë