Ulen testimet, por 18 raste të reja edhe sot dhe asnjë viktimë nga Covid-19

covid 8 1100x620

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja sikurse një ditë më parë, por në ndryshim nga dje numri i testimeve sot ka qenë më i ulët.  Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi. Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      18

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2431

Testime totale             853,542

Raste pozitive             132,665

Raste të shëruara        130,072

Raste Aktive                     137

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              55

Shkodër            13

Fier                  13

Vlorë                13

Durrës              11

Elbasan            10

Lezhë                10

Korçë                5

Kukës                5

Gjirokastër        2