Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD, Gjana: Votuan 69.8% e delegatëve, lista përfundimtare del në mëngjes

gjana 4 1100x620

Partia Demokratike ka zhvilluar sot Kuvendin Kombëtar, ku është votuar edhe për anëtarët e rinj që do të zgjidhen në Këshillin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, tha se në votime kanë marrë pjesë 5339 delegatë nga 5703 delegatë që ishin të pranishëm në fillim të punimeve.

siç u deklarua edhe në fillim, numri i delegatëve është 7646 delegatë. Në raportimet që u morën, në çelje të punimeve kanë qenë 5703. Pas përpunimit që i kemi bërë procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit dhe nuk kanë marrë pjesë në votim nga këta që u deklaruan të pranishëm, 364 delegatë”.

Gjana njoftoi gjithashtu se lista përfundimtare me 300 emrat e Këshillit Kombëtar demokrat do të dalë pas mesnate, por për mediat do të publikohet nesër në mëngjes.

“Sot pas mesnate do të nxirret lista përfundimtare me 300 emra; 90 do të jenë zonja ose zonjusha dhe 45 nga forumi rinor i PD. Procesi po vazhdon. Të dhënat përfundimtare do të mësohen për mediat nesër në mëngjes”.