Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

10 huliganët e finales së Europianit, policia angleze u publikon fotot

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 19:58 | Futboll

Pas verifikimit të qindra orëve filmime nga kamerat e sigurisë dhe kamerat e trupit të policëve, autoritetet britanike kanë publikuar fotot e 10 huliganëve, të cilët akuzohen për trazirat e ndodhura para dhe pas finales së Kampionatit Europian të futbollit mes Anglisë dhe Italisë në Wembley.

Drejtuesit e policisë, të cilët kanë marrë kritika të shumta për masat e marra gjatë finales, janë zotuar se do të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për skenat e dhunës së të dielës së kaluar.

Publikimi i këtyre fotove vjen pas arrestimit të dy administratorëve në Wembley, të cilat akuzohen se tentuan të shisnin bileta në treg të zi, për të cilat kishin kërkuar deri në 4500 euro.

Matt Simpson, një zyrtar i policisë, tha se publikimi i fotove është bërë për identifikimin e këtyre personave. “Nëse keni kontakte, ne u bëjmë thirrje të na informoni menjëherë”, tha ai.

Rreth 5 mijë tifozë, shumë prej tyre të dehur apo nën efektin e substancave narkotike, tentuan të futen pa biletë në Wembley për të parë finalen mes Anglisë dhe Italisë, ku të kaltrit triumfuan me penallti.

https://a2news.com/2021/07/11/tifoze-pa-bileta-mesyjne-stadiumin-wembley-nderhyn-policia/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani