Arrestohet një 42-vjeçare në Rinas, goditi një punonjëse të një kompanie ajrore

pezullohen fluturimet ne rinas 1100x620

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçare, e cila akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore në aeroportin e Rinasit.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasen me iniciale Sh. K.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka nisur pasi 42-vjeçares i është ndaluar të udhëtojë për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.