Festivali i Kanës, në tapetin e kuq dhe një kryeministër shqiptar

Untitled collage 2021 07 18T083723.897 1100x620

Në Kanë të Francës është mbajtur të shtunën nata finale e edicionit të 74-ët të festivalit të njohur të filmit.

Mes qindra yjesh që parakaluan para kamerave, në tapetin e kuq të këtij kompeticioni të rëndësishëm të kinematografisë u shfaq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës shoqërohej në këtë event nga bashkëshortja dhe vajza e tyre e vogël.

Në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Filmit në Kanë garuan dhe dy produksione nga Kosova, filmi me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës dhe filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami.

  • LAJMI I FUNDIT | SPAK çon për gjykim dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
  • LAJMI I FUNDIT | SPAK çon për gjykim ish-gjyqtarët Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo
  • LAJMI I FUNDIT | Dedja dhe Lulo akuzohen për "deklarim të rremë" të pasurisë