Flamuri shqiptar në Fshatin Olimpik në Tokio, mbërrijnë sportistët e parë

Në Tokio të Japonisë, aty ku më 23 korrik do të nisë Olimpiada, kanë mbërritur edhe sportistët e parë shqiptarë.

A2 ka mësuar se Matvei Petrov dhe Indrit Cullhaj kanë mbërritur në Fshatin Olimpik, aty ku mes flamujve të tjerë valëvitet edhe flamuri shqiptar.

Më 14 korrik, kryeministri Rama u dha 9 sportistëve shqiptarë flamurin kombëtar. Ndërkohë, për A2, Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh tejet optimist, duke theksuar se Shqipëria në këtë lojëra ka shpresa konkrete për medalje.