Hakimi e nis keq aventurën te PSG…infektohet me koronavirus

Hakimi 1 1100x620

Ka nisur keq aventura e Achraf Hakimit te Paris Saint Germain. Blerja më e re e klubit francez ka rezultuar pozitiv në testin e fundit antiCovid dhe për këtë arsye është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për këtë arsye, Hakimi nuk do të luajë në ndeshjet miqësore ndaj Augsburg dhe Genoa.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Interit, i kushtoi 60 milionë euro financave të klubit të kryeqytetit francez dhe pritet të jetë një nga pikat e referimit në sezonin e ardhshëm.