Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 13:49 | Kronikë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani