Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 15:52 | Politikë
Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Jemi e vetmja shpresë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të partisë.

Ai shprehet se anëtarët kanë besimin e demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve dhe shtoi se ata janë e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.”, shkruan Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë