Koncerti homazh, 6 fëmijë pëcjellin me muzikë një mesazh për jetën

Këto tinguj janë jehona dhe homazhi artistik që 6 fëmijë kanë zgjedhur t’ia dedikojnë atyre që humbën jetënnga koronavirusi e që nuk u përcollën siç duhet për në banesën e fundit.

Organizatorja e këtij koncerti Metila Dervishi, shprehet se ndonëse ideja dhe puna për këtë koncert është e mëhershme, ata zgjodhën këtë periudhë, kur situata është përmirësuar, pë rtë kujtuar përsonat e dashur që humbën.

Metila Dervishi, Aurora Kovaçi, Tais Kovaçi, Matias Tomori, Ema Shllaku, Erna Gegaj dhe Lorna Gagani interpretuan për afro një orë pjesë të zgjedhura nga kompozitorë të huaj. Muzika u shoqërua edhe nga poezi të interpretuara nga Flora Dervishi dhe Gladiola Busulla.