Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kullat spektakolare të fareve nga e gjithë bota

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 17:40 | Lifestyle

Kullat e fareve në breg të detit, si pasojë e zhvillimit të teknologjisë, po e humbasin funksionin e tyre si udhërrëfyese të anijeve që lundrojnë. Megjithatë, numri i tyre i lartë në të gjithë botën, si dhe ndërtimet e veçanta në kohë të ndryshme, kanë tërhequr vëmendjen e arkitektëve, fotografëve, historianëve etj. David Ross, një historian i ndërtesave të vjetra, anijeve dhe transportit detar, tregon për CNN Travel se si ka përmbledhur imazhet e disa prej fareve më të bukura në botë në veprën "Lighthouses: Beacons of the Sea".

“Ne kemi dashur që të tregojmë sa më shumë mbi zhvillimin e fareve nga më të vjetrit, tek ato të shekullit të 16-17 dhe deri më tani", thotë Ross. Historia e fareve shkon pas në kohë, që nga Egjipti i lashtë dhe në kohën romake. Megjithatë, në epokën viktoriane ato u bënë të kudogjendura.

Libri përmbledh rreth 150 imazhe faresh nga e gjithë bota, të ndërtuara me stile të ndryshme. Nga faret e ngritura mbi brigje shkëmbore tek ato që i ngjasojnë tempujve të shenjtë budistë, në fotogalerinë e mësipërme po ju paraqesim disa prej imazheve mbresëlënëse të këtyre fareve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu