Kundër vaksinimit të detyrueshëm, nuk ndalen protestat në Francë

Përditësuar më: 18/7/2021, ora 09:37

Kundër vaksinimit të detyrueshëm, nuk ndalen protestat në Francë

Përditësuar më: 18/7/2021, ora 09:37

Prej ditësh vijojnë protestat në disa qytete të Francës kundër masave të reja anti-Covid, të propozuara së fundmi nga qeveria.

Manifestimi më i madh u regjistrua në Paris, ku mbi 100 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar urdhrin e autoriteteve për vaksinim të detyruar për të gjithë punonjësit e shëndetësisë.

Protestuesit, gjithashtu kundërshtojnë dhe planin për lejimin në restorante dhe vende të tjera publike, vetëm të personave me pasaportë vaksinimi që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.

Në Paris, manifestimi u drejtua nga ekstremi i djathtë nën sloganin “Liri”. Pjesëmarrësit mbanin në duar dhe pankarta kundër “diktaturës shëndetësore” të presidentit Macron. Protesta të ngjashme pati dhe në Strasburg, Lilë dhe Montpellier.