Luksi bashkon Ronaldon dhe Georgina Rodriguez, një në Rolls-Royce, një në jaht

Pas fotove të përbashkëta nga pushimet, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë tërhequr vëmendjen me postimet e fundit të tyre në rrjetet sociale, sipas të cilave duket se janë larg njëri-tjetrit.

Cristiano Ronaldo ka postuar një foto pranë makinës së tij Rolls-Royce, ndërsa bashkëngjitur ka shkruar “Dita e vendimit”, duke lënë të kuptohet se dot do të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë të Juventusi në Serie A apo në një tjetër klub.

Në anën tjetër, e dashura e tij, pasi shkëlqeu në tapetin e kuq të Kanës, ka postuar një foto tejet provokuese, teksa duket si një sirenë mbi një jaht.