Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta takon me përfaqësues të komunitetit Arbëresh: Trashëgimi e jashtëzakonshme kulturore

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 13:26 | Aktualitet

Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me përfaqësues të komunitetit Arbëresh, si dhe me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, Damiano Baffa.

Kreu i shteti tha se trashëgimia kulturore Arbëreshe,pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë.

“Emocion dhe si përherë kënaqësi të takohem me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh. E ngrohtë dhe vëllazërore ishte dhe biseda me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, z.Damiano Baffa.

Vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe theksova nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.

Trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore Arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë.”, shkroi Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani