Muzika në Vlorë mbyllet me Himnin Kombëtar, të hënën protestë për masat kundër koronavirusit

Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares, kanë paralajmëruar se do të mbajnë një protestë ditën e hënë në lidhje me masat anticovid.

Shtyrjen e orarit të mbylljes dhe atë për lejimin e muzikës duke qenë se jemi në kulmin e sezonit turistik.

Ndërkohë, një ditë para protestës së paralajmëruar, një pjesë e madhe e lokaleve në Vlorë e kanë mbyllur muzikën me himnin kombëtar.

Ndërkohë, në Lungomare është shoqëruar edhe një pronar i një lokali, pasi Himni Kombëtar ka vazhduar edhe pas orës 22:00, ndërsa një qytetare ka kundërshtuar forcat e policisë.