Parashikimi i motit: 18 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Bregdeti pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa priten shira të dobët dhe afatshkurtër. Vranësira të dendura do të ketë veriu dhe zonat lindore ku priten rrebeshe të shpeshta shiu, kryesisht pas mesditës.

Vonë pasdite moti  përmirësohet në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vetëm reshje të pakta do të ketë në zona të izoluara malore.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit duke ruajtur minimumin prej 15°C ndërsa rënie me 3°C sjell mesdita duke ulur vlerat maksimale në 25°C për zonat malore dhe 29-30°C për bregdetin dhe ultësirën perëndimore.

Era mbetet veriore, e lehtë dhe mesatare deri në mesditë kur forcohet ndjeshëm në tokë dhe det duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare. Vonë pasdite era dobësohet në tokë e det duke qetësuar dallgët në brigjet detare.