“Pse më pëlqen të shkoj në plazhet nudiste?”

Darcy Tuscano, një këshilltar i zhvillimit arsimor, është një eksplorues i pasionuar i plazhe nudiste, duke qenë gjithmonë në kërkim tyre. Ai tregon për CNN Travel, se për herë të parë, këtë përvojë e nisi në ishullin e pabanuar Lokrum në Kroaci, në vitin 2016, dhe që nga ajo kohë nuk ka ndalur së kërkuari vende të tilla. “Është një ndjenjë e mrekullueshme të zhvishesh në një ditë të nxehtë dhe të zhytesh në det, është shumë gjallëruese”, thotë Tuscano.

Sigurisht që frekuentimi i këtyre plazheve nuk është dhe aq i zakonshëm dhe njerëzit shpesh kanë paragjykime, janë dyshues ose krejt e kundërta shprehen lirshëm madje duke i promovuar këto plazhe.

“Fëmijët e mi po rriten pa pasur asnjë turp për trupat e tyre dhe ata po shohin të gjitha llojet dhe format e trupave të shfaqur me krenari pa asnjë siklet apo mbulim”. “Të jesh lakuriq nuk është një gjë seksuale në një plazh”. “Më pëlqen të jem lakuriq sa më shpesh në natyrë dhe e dua një plazh të mirë nudo, pasi i jep liri trupit tuaj, teksa jeni në natyrë”. “Më ka ndihmuar të ndaloj fiksimin mbi papërsosmëritë e trupit tim. Plazhet lakuriq janë si hapësira të shenjta pa gjykim”, kështu shprehen disa prej vizitorëve të ndryshëm të plazheve nudo.

Për ata që nuk kanë qenë kurrë në një plazh nudist, por ndihen të gatshëm të provojnë një vend të tillë, ka disa gjëra të rëndësishme për t’u marrë parasysh që një përvojë e tillë të jetë sa më komode. Cnn Travel rendit disa këshilla, si më poshtë:

  • Së pari, sigurohuni që është e ligjshme të jesh lakuriq në publik në plazh dhe të respektosh ligjet lokale.
  • Një ide e mirë është të kërkoni një plazh që ka qasje në shërbimet që mund t’ju nevojiten, përfshirë tualetet dhe baret. Zgjidhni një plazh nudo që ndodhet shumë larg plazheve jo-nudiste.
  • Nëse shqetësoheni për spektatorët, shkoni diku si p.sh në Ada Bojana në Ulqin, Mali i Zi, ku veshja nuk është opsionale – të gjithë kërkohet të jenë nudo.
  • Resortet me plazhe nudo të dedikuara, të tilla si ato në Xhamajka janë një mundësi e shkëlqyeshme, pasi ato janë hapësira të mbrojtura.
  • Pavarësisht nga plazhi nudo që vizitoni, sigurohuni që të merrni SPF dhe veshje të përshtatshme për t’u veshur kur shkoni dhe ikni.
  • Mos ia ngul sytë njerëzve të tjerë. Jini të respektueshëm për të gjithë rreth jush.