Risia e Netflix, nuk do të jetë më vetëm platformë filmash dhe serialesh

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 190402162440 netflix restricted 1100x620

Përpos filmave, serialeve dhe dokuemntareve, Netflix do të ketë edhe një seksion që do të ofrojë shërbimin e video-lojërave.

Lojërat elektronike do të paraqiten si një shërbim streaming i rregullt i ofruar nga kompania, por edhe si një  zhanër i ri programimi.

Netflix tha se ky ndryshim pritet të ndodhë këtë vit që vjen, ndërsa nuk janë paralajmëruar pagesa shtesë për aksesin në funksionin e ri.

Sipas platformës gjigante kjo risi është një përpjekje që ata të mbeten si shërbimi kryesor i transmetimit për të gjitha llojet e argëtimit dhe për të rritur numrin e abonentëeve.