Roma nuk i ndahet Xhakës, gati të sakrifikojë dy lojtarë

xhaka 1100x620

Granit Xhaka vijon të jetë në qendër të objektivave të Romës për të përforcuat mesfushën në kampionatin e ardhshëm të Serie A.

Verdhekuqtë duan me çdo kusht të marrin shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare, por Arsenali nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për 20 milionë euro për kartonin e Xhakës.

Për këtë arsye, klubi nga kryeqyteti po mendon të heqë dorë nga Olsen dhe Kluivert për të plotësuar shifrën e nevojshme për të afruar Xhakën në Romë.