Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrezikohet të çahet diga në Gjermani, Merkel në zonat e përmbytura: Situatë e tmerrshme

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 19:32 | Bota

Kancelarja Angela Merkel ka parë nga afër këtë të diel një fshat të shkatërruar totalisht nga përmbytjet e mëdha të kësaj jave, të cilat u kanë marrë jetën deri tani 188 personave në Gjermani dhe në Belgjikë, ndërsa dëmet janë kolosale.

Një ditë më parë, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha se do të propozojë një paketë të menjëhershme ndihme që në mbledhjen e kabinetit ditën e mërkurë. Ai theksoi se do të nevojiten më shumë se 300 milionë euro për rimëkëmbjen nga përmbytjet.

Gjatë vizitës së saj, Merkel e ka përshkruar situatën si të tmerrshme. “Mund të them se nuk kam fjalë që mund të përshkruaj atë që ka ndodhur. Ngushëllues është fakti se si njerëzit janë solidarizuar me njëri-tjetrin duke u ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira”, tha Merkel.

Ndërkohë, shqetësuese mbetet situata e një dige të një rezervuari në Gjermaninë perëndimore, e cila rrezikon të shembet pas prurjeve tejet të mëdha. Autoritetet në Rhine-Sieg, në jug të Këlnit, thanë se situata në digën Steinbachtal është tejet kritike dhe për këtë arsye është ndërmarrë një operacion evakuimi për 4500 persona. Diga u ndërtua në vitin 1930 dhe është rinovuar 2 herë, në vitin 1940 dhe midis viteve 1988-1990.

Papa Françesku, në daljen e parë publike këtë të diel pas operacionit, ja kushtoi lutjen situatës së rëndë në Europë dhe viktimave të shkaktuar nga përmbytjet.

https://a2news.com/2021/07/18/gjermania-e-gjunjezuar-nga-permbytjet-pasardhesi-i-merkel-filmohet-duke-qeshur-ne-konference/
https://a2news.com/2021/07/18/permbytjet-ne-europe-viktima-te-zhdukur-dhe-zona-te-tera-nen-uje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë