Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusia bëhet gati për të treguar forcën ushtarake

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 21:48 | Bota

Nëndetëse, luftanije, si dhe avionë luftarakë, zhvilluan këtë të diel në gjirin e Finlandës provën e fundit përpara paradës së madhe të “Ditës së Marinës” ruse, e cila do të mbahet të dielën e ardhshme.

Kjo ngjarje ushtarake zhvillohet të dielën e fundit të muajit korrik, ku anijet lundrojnë përgjatë lumit Neva në Shën Petersburg dhe Portin e Kronstadt. Dita e Marinës ishte anuluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1980, ndërsa Vladimir Putin e riktheu atë në vitin 2017.

Gjatë kësaj ngjarje të dielën e 25 korrikut pritet që të mbajë një fjalim edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli