Shënoi numrin më të lartë të infektimeve, por nga e hëna do të heqë maskat dhe distancimin

pub8 600x338

Ndonëse është në një moment jo shumë të mirë në përballjen me pandemisë, për shkak të rritjes së infektimeve, Britania e Madhe ka vendosur të vijojë me planet e saj për të lehtësuar masat kundër koronavirusit.

Kryeministri Boris Johnson, konfirmoi se nga e hëna do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme dhe rregulli i distancimit fizik, për t’i dhënë një mundësi ekonomisë së vendit të rindezë motorët.

Kritikët kanë sulmuar ashpër kryeministrin për vendimin për të vijuar me planin e tij për lehtësimin e masave pasi treguesit nuk janë aspak optimistë. Gjatë 24 orëve të fundit mbi 54 mijë persona të tjerë rezultuan të infektuar me Sars-Cov-2, shifra këto që nuk ishin parë prej muajsh.

E hëna tashmë shihet si “Dita e lirisë” dhe pritet të hapen shumë aktivitete si lokalet e natës, teatrot, kinematë, madje do të lejohen dhe eventet publike apo martesat. Gjithashtu, edhe britanikët që kthehen nga jashtë nuk do të jenë të detyruar që të futen në karantinë.