“Shi në plazh”

Pavarësisht ditëve të nxehta të këtij korriku, kjo e diel ka qenë ndryshe, me temperatura disa gradë më të ulëta, reshje shiu e në disa zona edhe erë të fortë. Kjo situatë ka bërë që dita në bregdet të mbyllej shpejt për shumë pushues, edhe pse disa prej tyre u kanë rezistuar reshjeve të shiut, duke hapur çadrat.