Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Të shtëna me armë gjatë ndeshjes së bejsbollit, tifozët në panik futen në fushë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 07:33 | Bota

Të paktën 3 persona mbetën të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri jashtë stadiumit të bejsbollit në Uashington.

Të shtënat me armë ndodhën gjatë kohës kur në stadium po luhej një ndeshje dhe për këtë arsye një panik i madh përfshiu të pranishmit të cilët sollën pështjellim nëpër shkallë.

Sipas të dhënave të policisë, dy nga personat e plagosur ndodheshin në një nga makinat nga u qëllua me armë, ndërsa e plagosura tjetër është një grua që sapo kishte dalë nga stadiumi e po qëndronte në trotuar.

Ende nuk dihet fati i të plagosurve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim në lidhje me motivet e të shtënave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë