Zjarr në një magazinë në Tiranë

zjarr ne banese private 1100x620
Foto ilustruese

Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës në Tiranë.

Policia bën të ditur se rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëhet e ditur se kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.